-40%
Commemorative 50 Leke Albania 500th Anniversary of the Statue of David
$ 13.2
- Description
- Size Guide
Description
Statuja e Davidit është skalitur në një bllok mermeri masiv. Ajo peshon 9 ton dhe është 4.34 m e lartë (ose 14.24 këmbë). Kjo skulpurë ështe krijuar nga Mikelanxhelo, skulptor, arkitekt dhe poet i madh i Rilindjes italiane. Mikelanxhelo punoi për këtë skulpturë në vitet 1501-1504, kur u shpall Republika e Firences në Itali.Mikelanxhelo zgjodhi të paraqiste Davidin si atlet, me nje karakter burrëror, shumë të koncentruar dhe gati për të luftuar. Tensioni ekstrem është evident në vështrimin e tij të shqetësuar dhe në dorën e tij të djathtë, që mban një hobé (gur që hidhet në distancë me fuqi). Karakteri i Davidit dhe çfarë ai simbolizon, janë në harmoni me ndjenjat patriotike të Mikelanxhelos. Në kohën kur Firence po kalonte vështirësi, Mikelanxhelo përdori Davidin, mbretin e dytë të Izraelit, e në të njëjtën kohë figurë mitike e Biblës, si model të kurajos heroike, me shpresën se fjorentinasit do të kuptonin mesazhin e tij. Ky hero biblik i ri demonstronte idenë se fuqia shpirtërore e brendshme mund të provojë që të jetë më efektive se armët. Hobeja që Davidi mban në dorë është i vetmi element kompozicioni që na bën të aftë të identifikojmë figurën mitike të tij. Kuptimi i Davidit bëhej plotësisht i qartë, nëse marrim parasysh rrethanat historike të krijimit të tij.
Mikelanxhelo i ishte përkushtuar Republikës dhe dëshironte që çdo qytetar të bëhej i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë dhe të angazhonte veten në kryerjen e detyrave të tij.
Në ditarin e tij, ai do të shkruante: " Kur u ktheva në Firence, e gjeta veten njeri me famë. Këshilli i qytetit më kërkoi të gdhendja një David kolosal në një bllok mermeri 19 këmbë të lartë. Dhe i dëmtuar shumë keq. U mbylla në një punishte prapa katedrales; godisja dhe gdhendja bllokun sa një kullë, për tri vjet rrjesht. Pavarësisht nga kundërshtimi i shoqatës së artistëve, ngula këmbë që figura të qendronte përpara "Pallatit të vjetër", si një simbol i Republikës sonë. Unë kisha mënyrën time. Harqet e rrugës u rrëzuan, rrugët e ngushta u zgjeruan, shikoheshin 40 burra për pesë ditë për ta lëvizur atë. Pastaj gjithë Firence u mahnit. Një hero civil, ai ishte një paralajmërim .... për këdo që do të qeveriste Firencen, duhej të qeveriste me drejtësi dhe ta mbrontë atë me trimëri.
Sy që shikonin, qafa e një bualli, duart e një vrasësi; trupi, një rezervuar energjie, ai qëndron në pozicion gati për të goditur".
Me këtë statujë Mikelanxhelo u provoi bashkëkohësve të tij, që ai jo vetëm kalonte gjithë artistët modernë, por edhe ata grekë e romakë, duke ndërthurur bukurinë e jashtme me format e të shprehurit dhe me mendimin e fuqishëm.
Vizatimet e të trija monedhave janë realizuar nga piktori Namik Prizreni.
Prerja
50 Lekë
Materiali dhe pastërtia
CU75 Ni25
Pesha
7,50 gr.
Diametri
28 mm
Ngjyra
e bardhë
Tirazhi
3000 copë